37-vjeçari në Poliçan masakron fqinjin e tij me thikë pas një konflikti për pronën

37-vjeçari në Poliçan masakron fqinjin e tij me thikë pas një konflikti për pronën

Një ngjarje makabër ka ndodhur dje pasdite në fshatin Jaupas të Poliçanit. Viktima është Ramadan Çela, i cili u qëllua me thikë nga një komshi i tij.

Sipas Policisë, autori i vrasjes dyshohet se është shtetasi Hamza Çeka, 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti. Ramadan Çela ndodhej i vetëm në banesë në momentin që është qëlluar nga 37-vjeçari dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia njoftoi se pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Jaupas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar rrethuan zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative, e arrestuan autorin. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka sekuestruar thikën.12

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77- vjeçarit. Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas informacioneve të Policisë së Beratit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima 77- vjeçar ndodhej i vetëm në banesë.

Autori i dyshuar, Hamza Çeka, pas një konflikti që ka pasur me 77- vjeçarin, ka shkuar në banesën e këtij të fundit dhe e ka qëlluar me thikë.

Nipi i viktimës, Bujar Çela ka rrëfyer për media momentet e tmerrit që pa me sy pasi mbërriti në vendin ku u vra xhaxhai i tij, Ramadani. Çela rrëfen se autori i krimit nuk është mjaftuar me një goditje, por e ka masakruar xhaxhain e tij, duke i prerë fytin, damarët e duarve e të këmbëve dhe duke i nxjerrë zemrën nga vendi.

Nga plagët e marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por ka rënë në prangat e Policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy