
Një person në Fushë Krujë i ka dhënë fund jetës tragjikisht në banesën e tij.
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, në banesën e tij, në Fushë Krujë, një 39-vjeçar, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Aktualisht nga ana e hetuesve po punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.



