Konfiskohet pasuria multimilionëshe e Radoiçiçit në veri të Kosovës

Konfiskohet pasuria multimilionëshe e Radoiçiçit në veri të Kosovës

Dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, në pronësi të Milan Radoiçiç janë konfiskuar këtë të enjte nga Policia e Kosovës. 

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiçit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey”.

Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se sekuestruar dhe te konfiskuar-AAPSK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtare te Përkohshëm për administrimin e pasurisë se specifikuar tek Administruesi i Pasurisë të nxjerrë nga Gjykata Themelore , Departamenti Special në Prishtinë të Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special.

Ai theksoi se agjencia ka filluar evidentimin e pasurive te përshkruara në urdhrit të lartcekur ndër to edhe Vila tek Ujmani ne Zubin Potok me objekte përcjellëse, në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës.

Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se prijësit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, i është konfiskuar pasuria multimilionëshe. Në listën e publikuar, figurojnë më shumë se 30 vetura, ekskavator, autoblinda të modifikuar, motorë me katër rrotë, një vilë, banesë, anije e një lokal

Sipas saj, Radoiçic është bërë milioner nëpërmjet krimit, terrorit dhe varfërimit.

Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin.

Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen. 

Konfiskimin e pasurisë së Millan Radoiçit, Lista Serbe e ka quajtur të paligjshme, duke shtuar se synon “përshkallëzimin” dhe “largimin e serbëve nga Kosova”.

Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy