
Një grua është gjetur e pajetë pasditen e sotme në një barake në qytetin e Vlorës. Policia bën të ditur se viktima është rreth 60-vjeçe, ndërsa u gjet në lagjen “1 Maji”, të këtij qyteti.
“Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, në një barake, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.



