Katër familje kanë rene pre e vjedhjes gjatë natës në zonën e Torovicës në Lezhë.
MCN Tv sjell pamje nga vendngjarja, ku të dëmtuarit denoncojnë se hajdutët ju kanë prerë kokën bagëtive dhe i kanë marrë.
Banoret thonë se kjo është një situatë e përsëritur, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet hetimore.
Uniformat blu po vijojnë punën me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa banorët shprehen se dëmi që i'u është shkaktuar është mjaft i madh.



