Vendosnin baste sportive në lokale, arrestohen 4 në Korçë

Vendosnin baste sportive në lokale, arrestohen 4 në Korçë

Katër persona janë arrestuar nga policia në Korçë në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit.

Sipas policisë janë prangosur E. P., 21 vjeç, banues në Korçë; Xh. K., 21 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë; A. L., 32 vjeç, banues në Korçë; G. K., 44 vjeç, banues në Korçë dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Xh. G., 21 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të  grumbulluara si edhe nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 4, në lokalin në përdorim të shtetasit E. P., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës për këtë biznes, konstatuan një punonjës të pasiguruar dhe 3 aparate celularë në përdorim të shtetasve E. P., Xh. K. dhe A. L., të cilët dyshohet se përdoreshin prej tyre për vendosjen e basteve sportive.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 9, në lokalin në pronësi të shtetasit Xh. G., u konstatua një punonjës i pasiguruar, një sasi pijesh alkoolike pa pullën fiskale, si edhe shtetasit G. K., iu gjetën 2 aparate celularë, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy