Vrau me thikë 16-vjeçarin në Fier, vetëdorëzohet në polici autori

Vrau me thikë 16-vjeçarin në Fier, vetëdorëzohet në polici autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit ku një 16-vjeçar është vrarë me thikë pas një përleshjeje të ndodhur pranë një shkolle.

Policia tha se rreth orës 16:30, shtetasi Dionis Vrenozi nga Hoxhara e Vjetër është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku më pas ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Zogu i Zi", pranë gjimnazit  "Janaq Kilica", ndërsa blutë e qytetit të Fierit janë njoftuar për ngjarjen nga urgjenca e spitalit të qytetit, pasi mjekët kanë konstatuar se 16-vjeçari ishte qëlluar me thikë..

Krimi ndodhi pas një sherri mes tre të rinjve, ku veç 16-vjeçarit që mbeti i vdekur më pas, në konflikt janë përfshirë dhe autori i dyshuar Florian Gega 17 vjeç dhe një bashkëmoshatar tjetër i tij që është larguar nga vendi ngjarjes.

Dy orë pas ngjarjes së rëndë, 17-vjeçari Gega është vetëdorëzuar në polici.

Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë arrestimin në flagrancë per vepren penale "Vrasje me dashje".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy