Aksident i rëndë në Lezhë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur rëndë

Aksident i rëndë në Lezhë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Paulin Gjokmarkaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Manati.

Makina me të cilën udhëtonte Paulin Gjomarkaj, 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i makinës dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy