Në pesëdhjetëvjetorin e revoltës së SPAÇIT, Autoriteti i Dosjeve zhvilloi një aktivitet ku u shfaqën dokumente të pa ekspozuara më parë të të ish të burgosurve politikë të burgut famëkeq.
Ish-i përndjekuri Simon Mirakaj, thotë se mes mijëra trupave të të zhdukurve janë edhe organizatorët e revoltës, teksa ngre shqetësimin e mungesës së fondeve për kërkimin e eshtrave.



