
Një banesë është përfshirë nga zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Sauk, ndërsa banesa është në pronësi të shtetasit I.Ll.
Sipas policisë zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa largimi i banorëve nga shtëpia është realizuar në kohë. Sakaq nga grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjehershëm i banorëve nga sherbimet e Policisë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



