Profilet e 13 garuesve/ Kush synon mandatin 5-vjeçar të kreut të BKH-së

Profilet e 13 garuesve/ Kush synon mandatin 5-vjeçar të kreut të BKH-së

Në listën e 13 garuesve dy prej tyre janë ish drejtues policie, ndërsa në garë është zv.drejtuesi aktual i BKH-së z.Joni Keta. Komisioni i përbërë nga Altin Dumani Arben Kraja dhe Behar Dibra pritet të mblidhet të hënën për të vlersuar dokumnetacionin e dorëzuar.

Kush është CV e tyre dhe çfarë media thotë për emrat e 13 garuesve për postin e kreut të BKH-së. Emisioni “Fact Check” ka kryer një verifikim të tyre ku rezultojnë emra me një të shkuar si pjesëtarë të agjencive të zbatimit të ligjit, sistemit të drejtësisë e jo vetëm.

Astrit Halilaj është ish prokuror i Shkodrës shkarkuar në të dyja shkallët e Vetting. Ndërsa emri i tij ka përfunduar në SPAK me një vendim pushim hetimit pas dyshimeve për një aferë korrupsioni. Pa dijeninë e tij emri i Halilaj është pjesë e dosjeve me SkyEcc të përdorura nga bota e krimit e përkatësisht në dosjen e biznesmenti Pëllumb Gjoka.

Andi Pogaçe aktualisht prokuror i certifikuar me Vetting por asokohe KPK pati mjaft dilema për justifikimin e pasurisë së tij si në blerjen e një automjeti e po ashutu tek disa llogari bankare.

Artur Beu një oficer karriere rikthehet në BKH për të aplikuar për kreun e këtij institcioni ndërsa në garën e parë ai u skualifikaur edhe pse arriti deri në finalen me 4 emra, nga ku u përzgjodh Aida Hajnaj.

Elton Kërluku rezulton se prej vitesh është pjesë e tryezave dhe OJF-ve duke u prezantuar si ekspert sigurie. Sot ai është pjesë e sektorit të hetimit financiar në varësi të SPAK. 

Gentian Ndoi është efektiv policie i cili rezulton i cili nga SPAK mori për ekzekutim edhe masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha duke u paraqitur në selinë e PD.

Gentjan Shehaj ish kreu policisë Vlorë po ashtu rikandidon për herë të dytë në BKH ndërsa më herët u skualifikua pas fazës së intervistët pranë komisionit të përbërë nga Arben Kraja, Eneid Nakuci dhe Behar Dibra.

Gledis Nano është ish drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit i cili u lirua nga detyra me vendim qeverie firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe në vend të tij u emërua Muhamet Rrubmullaku. Në momentin e largimit nga posti kryepolicit Nano pati mbështetjen e ish Ambasadores Yuri Kim për të vijuar punën, ndërsa qeveria shqiptare nuk u ndikua por vendose ta heq nga ajo detyrë.

Haki Çako është ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ndërsa sot teksa kandidon përk kreun e BKH ai mban postin e kreut të emergjencave civile.

 Joni Keta prej më shumë se një dekade është pjesë e ish-Krimeve të Rënda dhe sot SPAK e BKH. Prej disa javësh Keta mban postin e numrit dy të BKH-së duke bërë që bashkëpunimi mes SPAK e BKH të jetë aktiv pas një periudhë ku si Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk kanë më komunikim me Aida Hajnaj.

Maoricio Sheldija është pjesë e agjencisë së mbikëqyrjes policore ndërsa raportimet për të në media janë të shumta për dyshime dhe përfshirje në abuzim me detyrën dhe ligjin. 

Marinela Pilinçi drejtuese e dhomës së avokatisë Pogradec, rezulton e vetmja zonjë pjesë e kësaj gare.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy