Policia e Lezhës ka arrestuar tre shtetas, dy nga Kosova dhe një nga Franca si rezultat i operacionit antidrogë të koduar “Kamuflimi”, ndërsa një tjetër shtetas kosovar është shpallur në kërkim.
Në prangat e policisë kanë rënë A.G 21 vjeç, E.T 28 vjeç të dy banues në Kosovë dhe S.B 43-vjeç banues në Francë.
Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin doza droge në zonat e frekuentuara nga pushuesit në Shëngjin. Gjatë kontrolleve u sekuestruan doza kokaine, kanabisi (edhe në formë çokollate), MDMA, ekstazi, kërpudha haluçinogjene, një automjet dhe tre celularë. Hetimet treguan se të dyshuarit bashkëpunonin për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Gazetari Jul Simoni tha në një lidhje telefonike me studion e MCN Live se këta persona e ushtronin këtë veprimtari që prej nisjes së muajit qershor, dhe jo vetëm gjatë festivalit Unum.
Ka dyshime se ato vijonin veprimtarinë e tyre jo vetëm gjatë festivalit UNUM. Ata kishin krijuar infrastrukturën e nevojshme dhe funksionin në kudër të një grupi.
Ka dyshime se mund të ketë dhe të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme



