Rama: Mjetet në terren për të siguruar qarkullim normal, kujdes kur udhëtoni në zonat malore

Rama: Mjetet në terren për të siguruar qarkullim normal, kujdes kur udhëtoni në zonat malore

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës që kanë përfshirë kryesisht zonat malore, kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve janë terren për zhbllokimin e rrugëve.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryejnë ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve.

Rama, ndër të tjera ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë shoferët, që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në zonat malore.

Vijon puna në terren nga veriu në jug pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe skuadra pune, për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa probleme përpos temperaturave nën 0 °C .

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy