Mashtroi me shitjen e apartamenteve duke përfituar 200 milionë lekë, arrestohet 49-vjeçarja

Mashtroi me shitjen e apartamenteve duke përfituar 200 milionë lekë, arrestohet 49-vjeçarja

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçare pas një hetimi disa mujor. Sipas policisë, operacioni i koduar “Investitori” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaloi 49-vjeçaren pasi hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm.

49-vjeçarja e ndaluar mësohet se është me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”. “Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale ‘Mashtrimi’”, njoftoi policia.

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milionë lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy