Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Phoneix Parkëay, pasi fluturonin në mënyrë ilegale nga Belgjika për në Londër, në një aeroport pranë Corby.
Gjithashtu është arrestuar edhe piloti i charterit dhe një shofer taksie që do të bënte lëvizjen e shqiptarëve. Mediat e huaja raportojnë se piloti është 52-vjeçari, Richard Styles. Ai ka fluturuar nga Belgjika me një avion me dy motorë teksa në bord kishte 4 shqiptarët.
Styles u akuzua për tentativë për të transportuar emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar në avionin e tij. Shqiptarët, tre burra dhe një grua, të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, po mbahen në qendrën e emigracionit të Londër. Pas verifikimeve, vetëm shoferi i taksisë është lënë i lirë.



