Fier/ Tentoi të vriste me thikë një shtetase, arrestohet 33 vjeçari

Fier/ Tentoi të vriste me thikë një shtetase, arrestohet 33 vjeçari

Parandalohet krimi në një familje në Fier, ku një 33-vjeçar tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçare.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur kapjen dhe vënien në pranga të autorit të një plagosje të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhupan, Fier.

Drupal Ad

 

 

 

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pasi morën njoftim se në fshatin Zhupan ka ndodhur një plagosje me mjet prerës (thikë), afrohen dhe kapin në flagrancë shtetasin A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan. Ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasen F. N., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier, arrestoi shtetasin A. N., për veprat penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy