Përfundon pa vendim pas plot 7 orësh seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për 31 personat e arrestuar për dëmtimet e ndërtesave nga tërmeti në disa zona të kryeqytetit.
Gjykata e Penale e Tiranës do të japë nesër në orën 10:00 vendimin për masën e sigurisë për 31 personat e arrestuar pas dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Seanca për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë, e zhvilluar në dy faza nisi në orën 12:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:00 të mbrëmjes.
Prokuroria ka kërkuar 'arrest me burg' për 14 nga arrestuarit që kanë zhvilluar seancën në grupin e parë, vetëm një “arrest shtëpie".
Në dosjen e mbrojtur prej prokurorëve Alket Mersini dhe Erjon Imeraj janë renditur një sërë shkeljesh të zbuluara në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.
Shkeljes sipas akuzës nisin nga mungesa e dokumentacionit për studimin sizmik të zonës së ndërtimeve, aktet e kolaudimit, aktet e kontrolleve në faza të ndryshme të ndërtimeve.
Janë regjistruar mungesë të kolonave në pallateve sipas parashikimeve të projekteve, analizat e çimentos dhe të hekurit si dhe një sërë elementësh që kanë cënuar sigurinë e pallateve.
Për këtë shkak nën akuzë janë vënë zyrtarët e ish-komunave, inxhinierët e kompanive kolaudues etj.



