Foto / Gjermani / Sulm me armë në një stacion metroje në Mynih, i plagosur një polic

Foto / Gjermani / Sulm me armë në një stacion metroje në Mynih, i plagosur një polic

Policia gjermane është vënë në alarm mëngjesin e sotëm, pasi një person qëlloi me armë zjarri në një stacion metroje në Unterföhring, pranë Mynihut.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 8:23. Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë një polic.

Një dëshmitar tha për Bild se: “Ka pasur pesë të shtëna. Ne kishim për të lënë trenin. ”

Agresori është arrestuar. Ai u qëllua nga policia dhe u plagos lehtë. Mediat vendase raportojnë se po trajtohet në spital.

Raportimet flasin edhe për dy persona të tjerë të plagosur.

“Nuk ka rrezik për popullatën. Po punojmë për ta sqaruar këtë situatë” tha zëdhënësi i policisë Michael Riehlein.

Sakaq policia gjermane thotë se nga hetimet paraprake nuk ka asnjë indicje që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy