
Arrestohen dy ish truprojat e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar.
Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani dhe Agustin Deda në Francë.
Këta 2 shtetas ishin në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar "Shpirti’’ si të dyshuar në përfshirjen e 'skemës' së trafikut ndërkombëtar të kanabisit, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari.
Prokuroria Posaçme ka dërguar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri.



