Pjesë e “bandës së Niklës”, arrestohet në Dubai Marklen Haka

Pjesë e “bandës së Niklës”, arrestohet në Dubai Marklen Haka

I njohur si pjesë e bandës së Niklës, arrestohet në Dubai i shumëkërkuari në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, Marklen Haka.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe raportohet se i kanë dërguar informacion palës shqiptare për arrestimin e të dyshuarit Marklen Haka si dhe kanë kërkuar të dhëna biometrike për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person të shpallur në kërkim.

Haka rezulton i kërkuar për tentativë vrasje ndaj Durim Bamit dhe si pjesë e një grupi kriminal.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2019, Hakës iu bë atentat në derën e shtëpisë, nga ku mori një plumb në krah, ndërkohë që halla e tij Shpresa Basha gjeti vdekjen e kapur nga plumbat e destinuara për nipin e saj.

Në shtator të vitit 2018 Haka u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në fshatrat e Krujës, por pasi vuajti një vit burg u la i lirë në korrik të vitit 2019.

Ndërkohë në vitin 2022 atij ju bë sërish një atentat me armë zjarri, nga ku mori një plumb në nofull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy