Shpërndante kokainë dhe kanabis, “Garden” prangos të riun në Fier

Shpërndante kokainë dhe kanabis, “Garden” prangos të riun në Fier

Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Garden” ka vënë në pranga një person të dyshuar për shpërndarje droge, pas tre jave hetimesh.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Endrit Ibrahimi, 33 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 33-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Të riut iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kanabis sativa, një sasi vaji hashashi, një grirëse hashashi dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy