
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Rreth orës 09:30 në banesën e shtetasit N. D., në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Kadri Qystri”, dyshohet se si pasojë e lënies ndezur të sobës së gazit për gatim, banesa është përfshirë nga flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.



