Xhaxha e nip kundërshtojnë policët në Ulëz, arrestohen

Xhaxha e nip kundërshtojnë policët në Ulëz, arrestohen

Policia ka arrestuar xhaxha e nip, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, gjatë ndërhyrjes së policisë për parandalimin e një konflikti në një lokal. Më datë 02.10.2016, rreth orës 16.30,  shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat pas një njoftimi të marrë se në qytetin Ulëz, tek një lokal, dy shtetas po konfliktohen  me pronarët e lokalit duke sjellë  shqetesime në lokal edhe për klientët, menjëherë kanë shkuar në  vendngjarje. Shërbimet e Policisë pasi kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, i'u kanë komunikuar dy shtetasëve  të cilët po konfliktoheshin me pronarët e lokalit, se duhet të shoqëroheshin në Komisariatin e Policisë Mat për sqarimin e rrethanave të konfliktit që kishte nisur për arsye banale. Shtetasi Martin Rica në bashkëpunim me shtetasin Gjok Rica i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos lejuar shoqërimin e tyre. Policia thotë se Martin Rica, 57 vjeç, lindur e banues në fshatin Bushkash Njësia Administrative Ulëz Bashkia Mat,  ishte  dënuar  tre herë më parë, për veprat penale të “Vjedhjes” dhe të “Plagosjes së rëndë me dashje”. Ndërsa Gjok  Rica, 22 vjeç, lindur e banues në Sanxhak Bashkia Laç, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë”. Arrestimi i tyre (xhaxha e nip) u bë për veprën penale “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë Rendit publik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy