Kanosën me armë zjarri punonjësit e patrullës, arrestohen dy persona në Shkodër/ Në kërkim një person me dy emra

Kanosën me armë zjarri punonjësit e patrullës, arrestohen dy persona në Shkodër/ Në kërkim një person me dy emra

Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit të pasdites së djeshme, në lagjen “Guerrile”, ku u kanosën me armë zjarri, punonjës të policisë, gjatë ndjekjes së një automjeti, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

 

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim Bajram (Barush) Bregu, 40 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.

 

Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, uniformat blu i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim.

 

43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. 

 

Për këto arsye, shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.

 

Gjatë ndjekjes, Bajram Bregu, dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me pistoletë, në ajër me qëllim kanosjen e punonjësve të policisë.

 

Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga shtetasi Bajram Bregu, u gjet nga shërbimet e policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin lëviznin këta shtetas. Ndërkohë po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit Bajram Bregu.

 

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy