Kanosi me armë gruan, arrestohet bashkëshorti i dhunshëm

Kanosi me armë gruan, arrestohet bashkëshorti i dhunshëm

Një 49-vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kanosur me armë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa në pranga u vu shtetasi Beqir Sinani 49 vjeç.

Sipas policisë, “arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, në fshatin Grykësh i Madh Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me një arme gjahu gjysëm automatike bashkëshorten e tij shtetasen L.S,43 vjeçe, duke qëlluar në ajër  brenda  ambienteve  të shtëpisë  si dhe  ka  ushtruar dhunë fizike  ndaj saj. Grupi hetimor sekuestroi armën e gjahut në cilësinë e provës materiale”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy