Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, njëra nga makinat ka përfunduar jashtë rruge.
MCN sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa mëson se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.



