KPK rihap hetimin për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani

KPK rihap hetimin për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të hapë hetimin për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

KPK duhet të shpallte sot vendimin për vlerësimin e gjyqtares Kapedani, por pas këtij vendimi seanca e përcaktuar për sot nuk do të zhvillohet.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit  Enkeleda Kapedani, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për rrjedhojë seanca e shpalljes së vendimit përcaktuar më datë 19.11.2021 nuk do të zhvillohet. Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Në seancën dëgjimore, KPK ngriti dyshime për disa transferta të bëra nga bashkëjetuesi i gjyqtares, ndërsa DSIK kishte dorëzuar dy raporte, në të parin e konsideronte të pastër nga kriteri i figurës dhe integritetit, te i dyti vlerësonte se Kapedani ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Nga ana tjetër, gjyqtarja e Elbasanit kërkoi konfirmimin në detyrë dhe shtoi se Komisioni nuk duhet t’i merrte parasysh si shkelje videot e publikuara, për të cilat është në hetim disiplinor nga ILD.

Për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, disa muaj më parë nisi hetimi nga ILD pas disa videove të publikuara në rrjetet sociale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy