KLP emëron prokurorët e përkohshëm në Berat, Lushnjë dhe Fier

KLP emëron prokurorët e përkohshëm në Berat, Lushnjë dhe Fier

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur sot mbledhjen plenare jashtë radhës e cila është ndjekur nga përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e Reformës në Drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të anëtarëve të Këshillit (Bujar Sheshi, Nurihan Seiti dhe Gent Ibrahimi), si dhe me 6 (gjashtë) vota “pro” të nevojshme, rendit të ditës iu shtuan tri çështje për diskutim dhe miratim, përkatësisht: raporti për fillimin e verifikimit të kandidatëve për plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele për vendet vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm; caktimi i relatorit për kandidatin, i cili plotëson kushtet për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë; dhe ripërtëritja e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave ndaj vendimeve të ILD-së, me tre anëtarë të rinj, pasi anëtarët e komisionit i deritanishëm kanë mbaruar mandatin me datë 19.06.2021.

Këshilli vendosi miratimi e raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Denisa Asko, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Artan Lulaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; dhe Arben Nika, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kurbin.

Gjithashtu, me 10 vota “pro”, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Ludovik Doda, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, si dhe ta lejojë të lartpërmendurin, si kandidat prokuror, për të vijuar me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Durrës.

Pasi u njoh në relacionet shpjeguese të përgatitura nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi 5 (pesë) caktime të përkohshme për një periudhë tremujore nga data e hyrjes në fuqi të vendimeve të Këshillit, respektivisht: të Dritan Gripshit, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat; të Neritan Hoxhës, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë, Pogradec; të Violeta Shkurtës, në pozicionin drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier; të  Arben Dylës, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnjë dhe të Arta Markut, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Më 8 vota “kundër” dhe 2 vota “pro” (të Nurihan Seiti dhe Moisi Duda), Këshilli rrëzoi relacionin për caktimin e përkohshëm të Alma Bramos në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Me vendimin e sotëm ndërpritet caktimi i përkohshëm në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, dhe prokurorja Alma Bramo rikthehet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Mat, ku ka emërimin në detyrë.

Me 10 (dhjetë) vota “pro”, Këshilli  vendosi të kualifikojë kandidatin Durim Bedini, i cili plotëson kushtet për ngritjen në detyrë në pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë, dhe të fillojë menjëherë procedurat për verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin në fjalë. Shorti caktoi si relator të raportit për verifikimit të pasurisë dhe figurës, Moisi Dudën.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi me 10 (dhjetë) vota “pro”, miratimin e raportit për fillimin e verifikimit të kandidatëve për plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele për vendet vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Gjithashtu, u krye caktimi me short i relatorëve për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele, për tre pozicione (ku ka kandidatë) si dhe përfundimi e procedurës së plotësimit të vendeve vakante nëpërmjet lëvizjes paralele, në prokuroritë, ku nuk ka kandidatë aplikantë (prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër, Gjirokastër, Kukës, Sarandë dhe Tropojë).

Mbas mbarimit të afatit, thirrjes për kandidim i janë përgjigjur gjithsej 5 (pesë) prokurorë (për 3 (tre) vende vakante në 2 (dy)  prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, Lezhë dhe Berat).

Respektivisht, kandidohet për 1 (një )pozicion në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Lezhë, dhe 2 (dy) pozicione në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Berat.

Në këto kushte, Këshilli vendosi fillimin e verifikimit të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore të kandidimit për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele si vijon:

Adnan Hoxha, kandidat për Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Berat; Ajola Prenci, kandidate për Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Lezhë; Elidon Hysenaj, kandidat për Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Lezhë; Ledion Tema, kandidat për Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Lezhë; dhe Urim Buci, kandidat për Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë, Lezhë .

Ndërkohë, Këshilli caktoi me short relatorët: Bujar Sheshi (për pozicionin vakant nr. 1 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat); Eloida Goxhi (për pozicionin vakant nr. 2 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat); dhe Alfred Balla (për pozicionin vakant në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lezhë). Të gjitha këto kandidatura janë për t’u kryer me procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy