Lojërat e fatit, Llabani: Ka kërcënime nga individë me fuqi financiare për blerje biznesesh

Lojërat e fatit, Llabani: Ka kërcënime nga individë me fuqi financiare për blerje biznesesh

Analistja Anduena Llabani duke folur për lojërat e fatit në Shqipëri, tha në MCN Live se ka individë me fuqi financiare po kërcënojnë qytetarët për t’u blerë lokalet me qëllim që të ushtrojnë aktivitetin pas miratimit të ligjit. Sipas Llabanit, një rast i tillë presioni është regjistruar në qytetin e Lushnjës. Ajo theksoi se ka qytete si në Elbasan, ku grupet kanë caktuar edhe kush do jetë drejtues i Policisë. "E di kur është operacioni I fundit i Policisë së Shtetit për lojërat e fatit? Në 2021-shin. Operacioni i quajtur “gjysmëfinalja”, për shkak të Europianit ku luhej masivisht. U angazhuan gati 1100 forca policore. Në gjithë Shqipërinë u arrestuan 35 persona. U mbikëqyrën gati 700 ambiente në 12 qarqet e vendit. U arrestuan 19 persona në Tirana, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, 1 në Bulqizë, 1 në Fier, 1 në Korçë janë proceduar shumë shtetas të tjerë. E di çfarë ka ndodhur me deklaratat e këtyre personave në momentin që kanë dalë gjykatë?! Kanë dalë deklarata të çuditshme, ku pronar biznesesh kanë deklaruar se vetë drejtues të Policisë së Shtetit luanin bixhoz në lokalet e tyre. Pjesa më e madhe e drejtuesve të Policisë në qytete të mëdha caktohen nga grupe që drejtojnë lojërat e fatit. Aktiviteti i lojërave të fatit në Shqipëri edhe pas mbylljes ka vazhduar. Aktivitete të paligjshme të lojrave të fatit janë kryer në shumë lokale. Në qytete të mëdha si Elbasan, Shkodër, Vlorë, Korçë, madje edhe në qytete të vogla si Lushnja, Bulqiza, Pogradeci. Kush është i fortë sot drejton lojërat e fatit. Ka një riorganizim të grupeve. Ajo që kam informacion nga burime zyrtare të cilat s'duam t'i identifikojmë është fakti që persona nga Tirana janë interesuar që marrin biznese dhe të shtrojnë një infrastrukturë në qytete të vogla. Më thanë që janë individë që tentojnë të blejnë lokale, që kur të miratohet ligji, të kenë gati infrastrukturës. Kam përshtypjen se jemi drejt një monopolizimi të lojërave të fatit. Edhe pse në pr.ligj parashkruhet se do jetë online....Fakti që po tentohet të blihet prona e dikujt që ka pasur një aktivitet të tillë, dhe të mblidhet në një dorë kjo çon drejt asaj, po bëhet monopolizim i këtij biznesi, çfarë po ndodh?!Koha që qeveria ka vendosur është një kohë që i është dhënë individëve për të rimarrë pronat, apo që i duhet vet shtetit. Jemi përballë dy gjërave që kërkojnë dhe analizë për t'u verifikuar", tha Llabani. "Në një qytet të vogël në Shqipëri vetë drejtuesi i Policisë ka marrë informacion në rrugë informative, sepse njerëzit kanë frikë të denoncojnë, në lidhje me një individ është kërcënuar me jetë për dorëzimin e pronës së tij. Vetë drejtuesi i policisë ka nisur një hetim proaktiv, ku është informuar se një individ është kërcënuar me jetë për shitjen e biznesit të tij. Marrje me dhunë e pronës, kjo ka ndodhur në qytete të mëdha. Si ka mundësi që Lushnja, një qytet kaq i vogël të prodhojë një situatë të tillë?! Sa raste ka që zgjidhen me dhunë, rrahje, nuk përfundojnë në dyert e policisë dhe prokurorisë. Janë njerëz me fuqi financiare. Në Elbasan këto grupe kanë vendosur se kush do jetë drejtues i Policisë. Grupet që investohen në blerjen e këtyre bizneseve vendosin kush do jetë drejtues i Policisë. I jemi drejtuar Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, nëse ka denoncime nga qytetarët dhe nuk ka asnjë kallëzim. Në Prokurorinë e Elbasanit s’ka asnjë hetim në lidhje me kërcënime jete nga individë për blerjen e biznesit. Ka vetëm një rast të Librazhdit që ushtronte aktivitetin gjatë ndalimit të lojërave të fatit. Ky interes i shtuar në qytetet e vogla shihet si një rast i mirë i monopolizimit të lojërave të fatit pak kohë para miratimit të ligjit”, shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy