Grabitja e Rinasit/ Avokati: Talo Çela ishte i paaftë për të kryer grabitje, ishte te berberi

Grabitja e Rinasit/ Avokati: Talo Çela ishte i paaftë për të kryer grabitje, ishte te berberi

Është zhvilluar sot seanca ndaj Talo Çelës për akuzën si pjesmarrës në Grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Avokati mbrojtës, Luan Kaloçi , ka pretenduar se klienti i tij ishte i paaftë për kryerjen e grabitjes.

Sipas avokatit një muaj përpara ngjarjes ai kishte pësuar një aksident, ku i ishte dëmtuar gjuri.

Avokati tha se për të vërtetuar këtë ai kishte dhe një rezonancë, ku do kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Po ashtu ai ka kërkuar që të merren në pyetje bashkëshortet e Eldi dhe Klemend Çalës, që dyshohet se dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu mbrojtësi kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit klienti i tij ishte duke u qethur ditën ngjarjes.

Seanca u shty më 7 qershor, kur do të vendoset nëse do pranohen apo jo kërkesat e avokatit mbrojtës të Talo Çelës.

Më herët, Prokuroria e Posaçme  ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 vite për shtatë pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal, autorë të grabitjes së rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikuan vjedhjen me armë të shumave monetare.

Grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill të vitit 2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”. Pas përplasjes me policinë mbeti i vrarë njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje, Admir Murataj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy