Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë 20-vjeçare. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Zhamë-Sektor, ndërsa shtetasi B. H., ka hyrë në banesën e vajzës së re.
Menjëherë, vajza mësohet se ka bërë denoncim ndaj tij, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" e mbetur në tentativë.



