Prerje e paligjshme e pyjeve/ Procedohet penalisht 41-vjeçari në Devoll

Prerje e paligjshme e pyjeve/ Procedohet penalisht 41-vjeçari në Devoll

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.

 Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. F., 41 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, një sasi dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila së bashku me automjetin u sekusestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy