Konflikti me këshilltarin e bashkisë në Pogradec, arresohet Kevi Muçllari

Konflikti me këshilltarin e bashkisë në Pogradec, arresohet Kevi Muçllari

Policia ka arrestuar 27-vjeçarin Kevi Muçllari, i cili u përfshi sot në një sherr me këshilltarin Ëngjëll Shyti gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Pogradec.

 

27-vjeçari është vënë në pranga me dyshimin se ka kryer veprën “Goditje për shkak të detyrës”.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Pogradec.

 

Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Për arrestimin e Muçllarit reagoi edhe Qëndresa Qytetare, e cila shprehet se organet e hetimit janë vënë në shërbim të politikës.

 

Pasi u informuam nga familjarët e banorit të fshatit Çoravë, Kevi Muçllari, se pas një konflikti të krijuar në Këshillin Bashkiak Pogradec policia e ka arrestuar dhe akuzuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, nisur nga pamjet filmike të transmetuara në media, dënojmë me forcë këtë instrumentalizim politik të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për interesat e këshilltarëve apo partive politike.

 

Zhvillimi i sotëm në Këshillin Bashkiak Pogradec kishte të bënte me transferimin e pronave që fermerët e asaj zone i përdornin për kullota prej vitesh, tek disa përfitues privatë të biznesit të fotovoltaikëve, duke u prerë mundësinë vetë banorëve për të ushqyer kafshët në kullotat e zonës.

 

Pas votimit pro nga 20 këshilltarë, mes banorëve të pranishëm dhe këshilltarëve u krijua një tension, i cili jo vetëm që nuk pati goditje “për shkak të detyrës”, por pati provokim fizik nga vetë këshilltarët në drejtim të banorëve.

 

Në këtë situatë shteti nuk duhet të godasë më të dobëtin, por më të padrejtin. Gjykata duhet të shfuqizojë vendimin arbitrar të Këshillit Bashkiak, jo të arrestojë djem e vajza që kërkojnë drejtësi për tokat e tyre.

 

Qëndresa Qytetare e dënon me forcë këtë veprim dhe i bën thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ILD dhe Avokatit të Popullit të monitorojnë këtë rast të paprecedentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy