
Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariati i Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin Fjodor Berati, 35 vjeç, banues në Elbasan.
Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 10.04.2019, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në ambient publik dhe “Prishja e qetësisë publike”.



