
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Kuç–Qeparo, ndërsa ishte në lëvizje. Si pasojë, mjeti është djegur plotësisht.
Drejtuesi i automjetit ka pësuar djegie të lehta në dorë dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në sistemin e brendshëm të automjetit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.



