Më 28 nëntor 1443, Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë

Më 28 nëntor 1443, Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë

Festa kombëtare e shqiptarëve, që kremtohet çdo vit kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët e ka pikënisjen shpejt në histori dhe pikërisht në Krujë ku më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit më 3 nëntor, Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve.

“Lirinë nuk jua solla unë po e gjeta këtu në mes tuaj”, citohet të ketë thënë Zoti i Arbërisë, heroi ynë kombëtar, duke iu drejtuar turmës entuziaste.

Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Më 28 nëntor 1793  në Shkodër, Lezhë dhe në rrethinat e tyre nisi kryengritja kundër ushtrive osmane. Me humbje të mëdha pashai turk mundi të çante rrethimin, por në Lezhë pësoi goditje dhe humbje të reja, qe e detyruan te tërhiqet për në Manastir.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy