Zjarr në një banesë në Sarandë, asfiksohen dy të moshuarit, dërgohen në spital

Zjarr në një banesë në Sarandë, asfiksohen dy të moshuarit, dërgohen në spital

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr. 1 të Sarandës, ndërsa dy të moshuar kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksisë.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:15. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në sobën e gatimit.

 

Për shkak të tymit dhe asfiksisë, në spital janë dërguar shtetasit K. Zh., 73 vjeç dhe K. Zh., 72 vjeçe. Sipas policisë, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

“Rreth orës 01:15, ka rënë zjarr në një banesë në lagjen nr. 1, dyshohet për shkak të një defekti në sobën e gatimit. Për shkak të asfiksisë, janë dërguar në spital shtetasit K. Zh., 73 vjeç dhe K. Zh., 72 vjeçe, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy