
Një situatë e rëndë ekologjike është konstatuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas, në Bashkinë e Maliqit, ku mijëra peshq të ngordhur kanë mbuluar një pjesë të sipërfaqes së cekët ujore.
Sipas banorëve të zonës, shkak i kësaj ngordhjeje masive mund të jetë bërë niveli i ulët i ujit si pasojë e thatësirës, ndërsa ata pretendojnë se një situatë e ngjashme është përsëritur edhe më herët.
Banorët e lidhin problemin edhe me menaxhimin e burimeve ujore dhe hapjen e portave të HEC-eve, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar shkaqet e kësaj gjendjeje.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për të përcaktuar shkakun e ngordhjes së peshqve dhe për të vlerësuar përmasat e dëmit ekologjik.



