Një person i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Uniformat blu kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për të kërkuarin Migert Qosja, 27 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan.
27-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Qosja akuzohet se më 25 nëntor 2020, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, pas një konflikti me shtetasin Ervis Korçari, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur atë, teksa lëvizte me makinë.
I plagosuri Korçari, njihet si mik i familjes Çapja, pjesëtarët e së cilës janë me një sërë precedentësh penalë.
Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.



