
Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Burime policore bëjnë me dije se një shofer në rrugë pranë shkollës është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ata kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit.
Shoferi ka kërkuar që ata të hapnin rrugën duke pretenduar se kishte urgjencë. Më pas situata ka agravuar dhe ky i fundit ka goditur me thikë dy drejtuesit e furgonit të shkollës. Mësohet se të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me një automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit.



