Covid në 24 orë: Tre të vdekur dhe 278 raste të reja në vend

 Covid në 24 orë: Tre të vdekur dhe 278 raste të reja në vend

Tre pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid përgjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, dhe atë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80 vjeçe.

Ndërkohë nga testimi i 645 rasteve të dyshuara për koronavirus, 278 prej tyre kanë rezultuar pozitivë në këto bashki:77 në Tiranë, 27 në Lushnje, 24 në Vlorë, 21 në Durrës, 19 në Sarandë, 13 në Divjakë, nga 9 qytetarë në Vorë, Berat, 8 në Kavajë, 7 në Himarë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Fier, Librazhd, nga 5 qytetarë në Has, Delvinë, Devoll, Prrenjas, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, Gramsh, 3 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Përmet, Tepelenë, Peqin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec.

Janë 7,539 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë.

Janë shëruar 975 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 301,288 që nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy