Tensione në fundin e miqësores mes AF Elbasanit dhe Pogradecit në ‘Elbasan Arena’

Tensione në fundin e miqësores mes AF Elbasanit dhe Pogradecit në ‘Elbasan Arena’

Takimi miqësor i zhvilluar në “Elbasan Arena” mes AF Elbasanit dhe Pogradecit, i cili përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, nuk kaloi pa incidente.

 Pavarësisht natyrës miqësore të ndeshjes, tensionet u rritën në minutat e fundit duke përfshirë jo vetëm futbollistët në fushë, por edhe tifozët në tribuna.

Shkak për përplasjet u bë sjellja provokuese e njërit prej lojtarëve të Pogradecit, i cili me gjeste dhe fjalë u përpoq të provokonte kundërshtarët në disa raste gjatë ndeshjes. 

Kjo çoi në reagime të ashpra duke kulmuar me momente tensioni si në fushë, ashtu edhe në tribuna, ku pati shkëmbime fjalësh , përplasje fizike dhe ndërhyrje nga stafet respektive për të qetësuar situatën.

Pavarësisht incidenteve, fatmirësisht nuk pati pasoja më serioze, ndërsa organizatorët shpresojnë që raste të tilla të shmangen në ndeshjet e ardhshme, për të ruajtur frymën sportive që duhet të karakterizojë ndeshjet miqësore.

Në këtë miqësore për verdh e blutë shënuan në minutën e 44 Loukili dhe në minutën e 74 shënoi Dialo , ndërsa për Pogradecion në minutën e 53 Panajos dhe Rodrigues në minutën e 69.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy