Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Në hyrje të tregut të Orizit në Vlorë, automjeti tip Hunday me targa AA 890 HC, ka goditur një këmbësor rreth 63 vjeç.
Policia tha se rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



