Akuzohet se abuzoi me djalin me probleme të shëndetit mendor, 40-vjeçari: Më është dëmtuar imazhi, policia të hetojë!

Akuzohet se abuzoi me djalin me probleme të shëndetit mendor, 40-vjeçari: Më është dëmtuar imazhi, policia të hetojë!

Pas lajmit se ka abuzuar me një person me aftësi të kufizuara, ka reaguar edhe shtetasi Dionis Myrtollari. Rasti është regjistruar në Korçë, ndërsa i akuzuari është shprehur se asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij nga nëna e djalit nuk qëndron, ndërsa tha se policia duhet ta hetojë rastin.

40-vjeçari shprehet se i është dëmtuar imazhi ndërsa thekson se fëmijët e tij kanë frikë të dalin nga shtëpia pasi familja Qazimllari i godet me gurë. “Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme me shëndetin mendor, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë”, thotë 40-vjeçari.

Ndërkohë, në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit. “Dionisi është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit”, kanë thënë ata.

Ativie Qazimllari, denoncoi fqinjin e saj se ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin me probleme të shëndetit mendor.Për mediat ajo tha se 40-vjeçari në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy