
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar sot me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës të Shqipërisë, gjeneral major, Arben Kingji, me të cilin ka diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë.
Maqedonci, ka thënë se janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare.
Në këtë takim është diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.
Ndërsa, kanë diskutuar edhe për rëndësinë e mbështetjes së ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë ndaj Kosovës.
Ishte nder që sot të pres në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral major Arben Kingji.
Në takim diskutuam rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.
Me këtë rast, shpreha mirënjohje time të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.
Gjithashtu ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për ne, mbështetja direkte nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSH, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.
U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare.



