Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pak minuta më parë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike ku një automjet tip “Ford” ka aksidentuar një kalimtar rreth 60 vjeç i cili ka qenë duke kaluar vijat e bardha.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore ku raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje ka kryer testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit dhe po shoqërohet ne komisariat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



