Motori përplaset me bordurat e rrugës, vdes 46-vjeçarja në Kuçovë

Motori përplaset me bordurat e rrugës, vdes 46-vjeçarja në Kuçovë

Përplasja e një motori me bordurat e rrugës ka rezultuar fatale pasditen e sotme për një grua 46-vjece në fshatin Goraj të Kuçovës.

Viktima me iniciale M.P., ishte duke udhëtuar si pasagjere në motor bashkë me djalin e saj 20-vjecar i cili ishte në timon.

 I riu ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me bordurat e rrugës duke shkaktuar vdekjen e pasagjeres.

 Kuçovë/Informacion paraprak

 Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

 Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy