
Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qerret, ndërsa viktimë ka mbetur i moshuari L.V 65-vjeç.
Burime policore bëjnë me dije se mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.



