Një kamion është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në Maminas. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e shoferit nga kamioni, i cili është dërguar në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa kamioni transportonte mallra të ndryshëm. Ndërkohë, është bllokuar tërësisht lëvizja e mjeteve në njërën korsi të autostradës.



