Operacion ndërkombëtar/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve të drogës, mes 11 të arrestuarve edhe dy në Shkodër e Cërrik

Operacion ndërkombëtar/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve të drogës, mes 11 të arrestuarve edhe dy në Shkodër e Cërrik

Finalizohet operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, “ZAD”, ku janë arrestuar 11 persona për trafik kokaine. 2 nga trafikantët janë  Florjan Palaj, 32 vjeç,  Ilia Deda, 49 vjeç, të cilët janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa 9 të tjerë kanë rënë në prangat e policisë italiane.  Mësohet se Florjan Palaj kishte rolin e ndërmjetësuesit në bandë, ndër Deda ishte personi që shiste drogën.

 Të arrestuarit akuzohen për  “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim”

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër operacion ndërkombëtar finalizohet me sukses. Finalizohet operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”. Operacioni për goditjen e një grupi kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kokainë. Vihen në pranga në Itali e Shqipëri, 11 persona, dy prej të cilëve u kapën në territorin shqiptar. Në operacion në Shqipëri, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, DVP Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interfocën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën. Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “ZAD”, Policia e Shtetit përmbushi me sukses detyrimet e saj.

Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri. Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik. Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg. Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë. Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy